Sekretari i Përgjithshëm i Partia Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar lidhur me raportin më të fundit për nivelin e demokracisë, ku Shqipëria renditet si një “autokraci elektorale”.
Në reagimin e tij, Noka ngriti pyetjen se cilit vend europian i ngjan sot Shqipëria, duke deklaruar se vendi nuk krahasohet më me demokracitë funksionale, por me shtete që sipas tij kanë modele autoritare.
Ai theksoi se raporti i vitit 2026 i V-Dem e klasifikon Shqipërinë si një regjim hibrid me tendenca autokratike, duke renditur disa problematika kryesore.
Sipas Nokës, ndër shqetësimet kryesore janë dobësimi i kontrollit dhe balancave ndaj pushtetit ekzekutiv, presionet ndaj mediave, kufizimet për shoqërinë civile dhe rënia e standardeve zgjedhore.
Ai shtoi se Shqipëria përfshihet në grupin e vendeve të Europës Lindore ku, sipas tij, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë jeton në sisteme hibride ose autokratike.
Deklarata e tij vjen në një klimë të tensionuar politike, ndërsa debatet mbi nivelin e demokracisë dhe funksionimin e institucioneve në vend vijojnë të jenë në qendër të diskutimit publik.
