“Berisha po bën çmos për të mos lejuar kandidimin e Salianjit”/ Gazetarja Klodiana Lala zbulon prapaskenat në Partia Demokratike

Data

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar zhvillimet e fundit në Partia Demokratike, duke u ndalur te gara për drejtimin e kësaj force politike.

E ftuar në një emision televiziv, Lala u shpreh se kryetari i PD-së, Sali Berisha, po përpiqet të mos lejojë kandidimin e Ervin Salianji në garën për kreun e partisë.

Sipas saj, ky qëndrim tregon një lloj pasigurie nga ana e Berishës, ndërsa theksoi se Partia Demokratike ka nevojë për hapje, garë të ndershme dhe transparencë për të rikthyer besimin e qytetarëve.

Lala shtoi se interesi publik duhet të vendoset mbi interesat personale dhe se, sipas saj, ka ardhur momenti që drejtimi i partisë t’i lihet një brezi të ri politik.

Në fund, ajo u shpreh se figura të tilla si Berisha dhe kryeministri aktual kanë dominuar politikën shqiptare për vite me radhë, duke theksuar nevojën për ndryshim dhe rinovim në skenën politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related