Sali Berisha presion drejtësisë, thërret militantët në protestë, ja si demokratët po mobilizohen për të rrethuar…

Data

Kreu i Partisë Demorkatike, Sali Berisha ka nisur tentativat për t’i bërë presion drejtësisë në mënyrë që ai dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, të cilët po hetohen nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në lidhje me aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” t’ia hedhin paq. Prokuroria Speciale ka përfunduar hetimet për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi e biznesmenin Fatmir Bektashi, të cilët janë hetuar për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Mesditën e së mërkurës 9nesër), rreth orës 12:00, është thirrur në SPAK për t’u njohur zyrtarisht me akuzën ish-kryeministri Berisha, ndërsa dy orë më vonë në orën 14:00 do të njihet zyrtarisht me akuzën Jamarbër Malltezi. Por ky veprim i SPAK, duket se nuk është pritur mirë nga Berisha dhe besnikët e tij. Në një veprim të paprecedentë, ish-kryeministri Berisha, ka ngritur një presion të fuqishëm ndaj drejtësisë pas marrjes së fletë-thirrjes nga SPAK për akuzat e rënda në lidhje me aferën “Partizani”. Përmes “ushtarit” të tij, Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, Berisha ka bërë thirrje të fuqishme për mobilizimin e militantëve të tij dhe mbështetësve të partisë për të organizuar protesta para Prokurorisë Speciale.

Në përgjigje të fletë-thirrjes dhe hetimeve që e përfshijnë, demokratët janë urdhëruar që nesër kur Berisha të paraqitet në SPAK, të angazhohen në një plan të gjerë për të rrethuar Prokurorinë Speciale, duke synuar të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj procesit dhe të ushtrojnë presion mbi organet e drejtësisë. Këto protesta pritet të sjellin një mobilizim, ku mbështetësit e Berishës do të protestojnë në masë për të kundërshtuar atë që ata e konsiderojnë si një sulm të politikës ndaj opozitës. Por në këtë kontekst të tensionuar politik, mobilizimi i demokratëve për të rrethuar Prokurorinë Speciale reflekton një përpjekje për të ndikuar në procesin e drejtësisë dhe për të ruajtur një hapësirë politike për partinë dhe liderin e saj. Kjo situatë pritet të ketë ndikime të mëdha në skenën politike shqiptare dhe të thellojë ndarjet ndërmjet forcave politike në vend.

Reagon Flamur Noka

Konkretisht Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka me një mesazh drejtuar dje Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar ka bërë thirrje që të gjithë demokratët të mobilizohen për protestë para SPAK-ut të mërkurën, ditë kur Sali Berisha do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme për t’u njohur me akuzat e ngritura ndaj tij. Në një tentativë të fundit për të intimiduar organet e drejtësisë, Noka duket se do të mbledhë militantët e PD-së para SPAK-ut, në momentin që Berisha do të futet në godinë për t’u njohur me akuzat për çështjen “Partizani”.

“Të dashur miq. Ditën e mërkurë në orën 12:00 kryetari i PD Sali Berisha do të shkojë pranë organizatës kriminale të SPAK. Të mobilizohemi të gjithë maksimalisht për protestë të fuqishme solidariteti me të drejtën, me të vërtetën, kundër narkodrejtesisë. Faleminderit”, shkruan Flamur Noka në grupet e anëtarësisë së Partisë Demokratike. Ndërkohë kujtojmë se Sali Berisha dhe Malltezi janë marrë të pandehur për abuzimet me privatizimin e pronave tek ish-Kompleksi “Partizani”. Prokuroria shprehet se nga ana e ish-kryeministrit është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal. Ndërsa Malltezi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related