Drejtoresha e QSUT thirrje qytetarëve: Denonconi rastet e korrupsionit të stafit mjekësor

Data

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë u ka bërë thirrje pacientëve, familjarëve të tyre dhe çdo qytetari që të denoncojnë rastet e korrupsionit në spital.

Përmes një video-njoftimi në rrjetet sociale, drejtoresha e QSUT, Anxhela Paparizo, theksoi se çdo rast i dyshuar mund të raportohet pranë Koordinatorit të Antikorrupsionit në adresën elektronike [email protected].

Sipas saj, transparenca dhe raportimi i rasteve të tilla janë thelbësore për përmirësimin e shërbimit shëndetësor.

“Vetëm përmes transparencës ndërtojmë një shërbim mjekësor më cilësor,” u shpreh Paparizo.

Deklarata e saj vjen pasi pak kohë më parë një prononcim i drejtoreshës u bë viral në rrjetet sociale, kur ajo u shpreh se nuk kishte dijeni për raste ku mjekët marrin para nga pacientët dhe se nuk kishte pasur denoncime zyrtare në institucion.

Ndërkohë, prej vitesh pacientë dhe qytetarë kanë ngritur shqetësime publike për raste të dyshuara korrupsioni në sistemin shëndetësor, duke pretenduar se në disa raste shërbimi varet nga pagesat informale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related