Tragjedi në Itali, 20-vjeçarja shqiptare ndërron jetë pasi ra nga ballkoni i banesës në Piacenza

Data

Një 20-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë në Itali pasi kishte rënë nga ballkoni i banesës së saj në qytetin e Piacenzës.

Viktima është identifikuar nga mediat italiane si Anxhela Byku. Sipas raportimeve, ajo u rrëzua të martën nga ballkoni i apartamentit ku jetonte së bashku me bashkëshortin.

Pas ngjarjes, e reja u transportua me urgjencë në spitalin e Piacenzës në gjendje shumë të rëndë dhe u shtrua në repartin e terapisë intensive. Megjithatë, për shkak të plagëve të rënda të marra nga rënia, 20-vjeçarja ndërroi jetë në mbrëmjen e 12 marsit.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. Deri në këtë fazë nuk ka dyshime për përfshirjen e personave të tjerë, ndërsa po verifikohet nëse bëhet fjalë për një aksident apo për një rast tjetër.

Ndërkohë, miq dhe të afërm të së resë kanë shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e parakohshme të saj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related