Gazetari: Edi Rama është ftuar nga SPAK për të dëshmuar

Data

Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është thirrur në SPAK për të dëshmuar.

I ftuar në Syri TV, Çollaku u shpreh se është shtyrë nga dita në ditë vajtja e tij dhe pritet të dëshmojë shumë shpejt.

Kur të thashë para pak ditëve që Edi Rama është ftuar nga Prokuroria e Posaçme të dëshmojë, brenda dhjetorit, mund të shtyhet me orë ose me ditë dhe arsyeja mund të jetë që ai të shkojë atje si ish-kryeministër dhe jo si kryeministër. Para 11 majit, me fillimin e vitit të ardhshëm.

Nuk po e lëshon kollaj, po e lëshon me zor. Pse është kollaj? Ka 7 vite që ka nisur hetimi i inceneratorit, nuk mbaron. Kishte 5 vite që në Itali mori formë të prerë. Nuk është kollaj, ata kanë fituar kohë 4-5 vite.

Nuk fitojnë më kohë, koha ka mbaruar, kanë mbaruar dhe minutat shtesë dhe ministri i Brendshëm që nuk ishte denoncuar në SPAK, por tek prokuroria e Tiranës, ka 1 vit i denoncuar dhe prokuroria e posaçme ia ka deleguar për kompetencë prokurorisë së Tiranës dhe nuk e kam parë ta thërrasë, as si ish-kryeinspektor as si ministër.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related