Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Operacioni do të vazhdojë derisa të ndalen ndërtimet pa leje

Data

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike në disa zona të vendit, duke theksuar se operacioni do të vazhdojë deri në ndalimin e plotë të ndërtimeve pa leje.

Përmes një reagimi publik, Rama deklaroi se qëllimi i këtij aksioni është rikthimi i hapësirave publike për qytetarët dhe vendosja e rregullit ndaj ndërtimeve të paligjshme.

“Operacioni nuk do të ndalet askund, deri kur askush të mos e mendojë më se mund të ndërtojë metra katrorë pa leje”, u shpreh kryeministri.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur në korrik të vitit 2025 dhe është shtrirë në disa qytete të vendit. Në kuadër të këtij operacioni janë ndërmarrë ndërhyrje për shembjen e ndërtimeve pa leje dhe për largimin e strukturave që zënë hapësira publike.

Autoritetet kanë bërë të ditur se kontrollet dhe ndërhyrjet do të vijojnë edhe në zonat e tjera, me synimin për të rikthyer hapësirat e zëna në mënyrë të paligjshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related