“Homeland Justice” pretendon se ka në dorë bisedat e deputetëve shqiptarë, kërcënon publikimin e korrespondencës së Kuvendit

Data

Grupi aktivist i njohur si “Homeland Justice” ka publikuar një mesazh kërcënues në rrjetin Telegram, duke pretenduar se posedon bisedat dhe korrespondencën e deputetëve shqiptarë gjatë muajve të fundit.

Në postimin e publikuar, grupi pretendon se ka në dorë komunikimet e anëtarëve të Kuvendit dhe paralajmëron publikimin e materialeve që, sipas tyre, lidhen me aktivitetin e politikanëve shqiptarë.

“Të gjitha bisedat dhe korrespondenca e anëtarëve të korruptuar të Kuvendit gjatë muajve të fundit janë në duart tona. Ne jemi shumë më pranë jush sesa mendoni”, thuhet në mesazhin e publikuar në Telegram.

Në të njëjtin reagim, grupi lë të kuptohet se disponon materiale komprometuese dhe paralajmëron se ato mund të bëhen publike.

Pas publikimit të këtij mesazhi, mësohet se është mbledhur me urgjencë Këshilli i Sigurisë për të diskutuar situatën dhe për të vlerësuar rrezikun e mundshëm të një sulmi kibernetik apo publikimi të të dhënave.

“Homeland Justice” është një grup që ka ndërmarrë edhe më parë sulme dhe kërcënime ndaj institucioneve shqiptare, duke publikuar ose pretenduar se ka në dorë të dhëna të ndjeshme që lidhen me institucionet shtetërore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related