Makina përfshihet nga flakët në Selenicë, dyshohet për defekt teknik: shpëton mrekullisht drejtuesi, automjeti digjet plotësisht

Data

Një incident është regjistruar paraditen e sotme në Selenicë, ku një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik gjatë lëvizjes së mjetit. Sipas informacioneve paraprake, makina ka marrë flakë në ecje, duke u përfshirë shumë shpejt nga zjarri.

Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë në kohë nga makina dhe nuk ka pësuar lëndime.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të Selenicë, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Megjithatë, automjeti është djegur totalisht.

Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet për të përcaktuar me saktësi shkaqet e këtij incidenti.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related