Dosja e “Toyota Auris”/ Gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka jep dorëheqjen nga çështja, zbulohet arsyeja

Data

Gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka ka dhënë dorëheqjen nga dosja e “Toyota Auris”. Gjykta e Posaçme ka sqaruar se magjistratja Irena Gjoka ka bërë kërkesë për dorëheqje nga dosja penale në seancën paraprake ndaj ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, si edhe 3 të pandehurve të tjerë.

Raportohet se dosja i ka kaluar, pas shortit elektronik të zhvilluar më 21 Janar, gjyqtarit të GJKKO-së, Erjon Çela.

“Kjo kërkesë për dorëheqje i është pranuar nga Zëvendës Kryetari i Gjykatës. Sipas shortit elektronik të datës 21.01.2025 kjo dosje i ka rënë gjyqtarit Erjon Çela”, informon GJKKO.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related