Rreth 30 minuta para orarit zyrtar të nisjes së protestës së thirrur nga Partia Demokratike përpara Kryeministrisë, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” paraqitet pothuajse i boshatisur.
Në zonë vërehet një prani e kufizuar qytetarësh, ndërsa nuk ka ende grumbullime të dukshme pjesëmarrësish në pritje të nisjes së tubimit të paralajmëruar nga kreu i PD-së, Sali Berisha.
Autoritetet kanë marrë masa sigurie në bulevard, ndërsa mbetet për t’u parë nëse numri i protestuesve do të rritet në minutat në vijim, me afrimin e orës zyrtare të protestës
