Rama për Ballukun pas kërkesës së SPAK për arrestim: Do të vijojë të jetë deputete dhe drejtuese politike në Fier

Data

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, do të vijojë aktivitetin e saj politik si deputete dhe drejtuese politike në qarkun e Fierit, pavarësisht hetimeve që po zhvillon SPAK.

Deklarata u bë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku u prezantua raporti i shumicës lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për autorizimin e arrestimit të Ballukut.

Rama tha se rezultatet elektorale të Ballukut dhe ekipit të saj në Fier do të testohen sërish në zgjedhjet e ardhshme.

“E di që mes nesh ka nga ata që mendojnë se fitoret e Belindës dhe skuadrës së saj burojnë nga fuqia që ajo kishte. Kjo do të mbetet për t’u parë në zgjedhjet e ardhshme, ku ajo do të vijojë të drejtojë qarkun,” u shpreh kryeministri.

Ai shtoi se nuk ka ndërmend ta paraqesë Ballukun as si hero dhe as si viktimë në këtë moment, ndërsa theksoi se procesi hetimor i takon drejtësisë.

Rama u shpreh gjithashtu se çdo individ mban përgjegjësi personale për veprimet e tij përpara ligjit.

“Gjithkush pas të 18-ave varet nga këmbët e veta, me ligj dhe me Zot,” deklaroi ai, duke theksuar se roli i kryeministrit nuk është të mbrojë automatikisht bashkëpunëtorët e tij përballë drejtësisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related