ryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me debatet dhe kundërshtitë për projektin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke paralajmëruar se projekti do të realizohet pavarësisht përpjekjeve për ta penguar.
Në një deklaratë publike, Rama tha se ka persona që sipas tij “nuk po lënë gur pa lëvizur” për të ndalur ndërtimin e aeroportit, por theksoi se këto përpjekje nuk do të kenë sukses.
“I dimë ata që nuk po lënë gur pa lëvizur për të penguar projektin. I kanë bërë llogaritë gabim, sepse projekti do të bëhet,” u shpreh kryeministri.
Ai shtoi gjithashtu se për procesin e integrimit europian Shqipëria nuk ka një alternativë tjetër përveç Bashkimit Europian.
“Nuk kam plan B vetëm për BE. Për çdo gjë tjetër jam te C,” deklaroi Rama.
Projekti i aeroportit të Vlorës është një nga investimet më të mëdha infrastrukturore në jug të vendit dhe synon të rrisë kapacitetin e transportit ajror në Shqipëri, veçanërisht për zhvillimin e turizmit në zonën e jugut.
Ndërtimi i aeroportit ka qenë shpesh në qendër të debateve politike dhe diskutimeve publike lidhur me ndikimin e tij ekonomik dhe mjedisor.
