Makina përfshihet nga flakët në Qafën e Llogarasë, humb jetën shoferi që mbeti i bllokuar brenda

Data

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në zonën e Qafës së Llogarasë, ku një automjet është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar humbjen e jetës së drejtuesit të mjetit.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, shoferi nuk ka mundur të dalë në kohë nga automjeti dhe ka humbur jetën si pasojë e zjarrit, duke u djegur brenda në sediljen e drejtuesit. Viktima ende nuk është identifikuar.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:35, moment kur shërbimet e Policisë së Vlorës janë njoftuar dhe janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes. Në zonë kanë mbërritur gjithashtu edhe shërbimet zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.

Deri në këto momente, shkaqet e rënies së zjarrit mbeten të paqarta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Autoritetet pritet të japin informacione të tjera në vijim, ndërsa zona është vënë nën kontroll për arsye sigurie.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related