Shembja e rrugës Librazhd–Përrenjas, debat për shkaqet: hetime për projektin e aksit Elbasan–Qafë Thanë

Data

Shembja e segmentit rrugor Librazhd–Përrenjas, që izoloi për disa ditë juglindjen e vendit, ka hapur një debat të fortë mbi shkaqet e incidentit dhe mënyrën e realizimit të projektit të aksit Elbasan–Qafë Thanë.

Dy javë pas bllokimit të rrugës, kryeministri Edi Rama vizitoi zonën e Dragostunjës, duke deklaruar se shembja lidhet kryesisht me faktorë natyrorë, si rrëshqitjet e terrenit dhe prania e ujërave nëntokësore.

Ndërkohë, Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetime për të përcaktuar nëse incidenti është shkaktuar nga faktorë natyrorë apo nga ndërhyrjet njerëzore gjatë punimeve për ndërtimin e rrugës së re.

Projekti për zgjerimin e aksit Elbasan–Përrenjas–Qafë Thanë nisi në vitin 2020 me një tender për studim dhe projektim me fond limit rreth 53 milionë lekë pa TVSH. Kontrata për projektimin u lidh në janar 2021 me një bashkim kompanish, me vlerë rreth 610 mijë euro dhe afat realizimi 9 muaj.

Në vitet në vijim u hapën disa tendera për ndërtimin e segmentit, i cili ka gjatësi rreth 50 kilometra dhe është ndarë në disa lote. Deri tani janë lidhur kontrata për rreth 27 kilometra rrugë, me një vlerë totale rreth 215 milionë euro.

Segmenti që u shemb është pjesë e lotit VII, një projekt rreth 5.5 kilometra me vlerë rreth 27 milionë euro. Punimet për këtë lot nisën në korrik 2024.

Sipas ekspertëve të fushës, një nga faktorët që mund të ketë ndikuar në destabilizimin e terrenit janë ndërhyrjet inxhinierike dhe punimet për ndërtimin e rrugës së re, të cilat mund të kenë ndryshuar ekuilibrin e shpatit të malit.

Në raportet gjeologjike të projektit përmenden gjithashtu rrëshqitjet antropogjene, që mund të shkaktohen nga ndërtimi i veprave infrastrukturore në zona me terren të paqëndrueshëm.

Një tjetër element që po analizohet është edhe gërryerja e shtratit të lumit Shkumbin, nga ku janë marrë inerte për ndërtimin e rrugës.

Autoritetet pritet të përcaktojnë përmes hetimeve nëse shembja e segmentit lidhet me kushtet natyrore të zonës apo me mënyrën e realizimit të projektit dhe punimeve ndërtimore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related