Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku vijon të mbetet pezull, pasi Kuvendi ka shtyrë pa afat mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Mbledhja ishte parashikuar të zhvillohej, por u anulua me justifikimin se duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Ky veprim është interpretuar si bllokim i qëllimshëm institucional, ku kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, akuzohet se po mbron Ballukun nga përballja me drejtësinë. Sipas njoftimit zyrtar, shumica socialiste kërkon që vendimmarrja për heqjen e imunitetit të lidhet me qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese, edhe pse çështja e arrestimit nuk ka lidhje direkte me pezullimin nga detyra.
Nga ana tjetër, organizata qytetare kanë reaguar me protesta simbolike para Kuvendit, duke e cilësuar shtyrjen si manipulim dhe mburojë politike për korrupsionin. Protestuesit kërkojnë mbledhjen urgjente të Këshillit të Mandateve dhe dorëzimin e imunitetit të Ballukut, e cila ndodhet nën hetim nga SPAK për disa çështje tenderash.
SPAK ka bërë të ditur se zvarritja e procesit rrezikon hetimin, pasi sipas prokurorisë ekziston rrezik për prishje provash dhe intimidim dëshmitarësh. Ndërkohë, nëse Kuvendi nuk merr vendim brenda afatit ligjor tre mujor, kërkesa për arrestim mund të konsiderohet e rrëzuar automatikisht.
Situata ka shtuar tensionin politik dhe akuzat se Kuvendi po përdoret si mekanizëm mbrojtës për pushtetin, duke penguar drejtësinë të veprojë.