Shpopullimi alarmant/ Censi e nxjerr bllof, Ministria e Arsimit raportoi shifra të fryra për numrin e nxënësve

Data

Të dhënat e Cens 2023 kanë zbuluar se numri individëve +6 vjeç që ndjekin arsimin parauniversitar ishte 317,213 nxënës, teksa në të njëjtin vit shkollor (2023-2024) INSTAT, referuar Ministrisë së Arsimit, raportoi se arsimin parauniversitar +6 vjeç e ndiqnin 349,827 nxënës.

Numri i nxënësve që ndjekin arsimin nga klasa e parë deri në përfundim të shkollës së mesme ishte rreth 27 mijë nxënës më pak ose 9.3% më i ulët se sa shifra zyrtare që është referuar në fillimin e vitit akademik.

Të dhënat e Cens 2023 kanë treguar rënie drastike të numrit të nxënësve në shkolla. P.sh., INSTAT referoi se në vitin akademik 2023-2024 e ndiqnin arsimin 9-vjeçar mbi 258 mijë nxënës, ndërsa sipas Cens 2023 ky nivel arsimor ndiqej nga rreth 231 mijë nxënës.

Gjithashtu Cens referoi se në momentin kur u krye anketa, vetëm 86 mijë persona ishin duke ndjekur arsimin e mesëm, ndërsa sipas të dhënave zyrtare, në vitin akademik 2023-2024 ishin regjistruar në arsimin e mesëm 91 mijë nxënës, ose rreh 5 mijë më pak se të dhënat zyrtare të regjistrimit.

Të dhënat e Cens tregojnë se arsimi bazë ose përballet me braktisje të studimeve, ose Ministria e Arsimit ka raportuar të dhëna të fryra për numrin e fëmijëve të regjistruar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related