Ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e qarkut të Tiranës në selinë e Partisë Socialiste.
Sipas raportimeve, në takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Bashkisë së Tiranës. Burime bëjnë me dije se në qendër të diskutimeve ka qenë organizimi i strukturave të partisë dhe koordinimi i punës politike në kryeqytet.
Takimi vjen një ditë pasi Rama zhvilloi një tjetër mbledhje me Kryesinë e Partisë Socialiste, ku u diskutua intensifikimi i angazhimit politik dhe nisja e takimeve në terren me qytetarët.
Mbledhja me deputetët e Tiranës është pjesë e këtij procesi organizativ të Partisë Socialiste, që synon forcimin e strukturave dhe koordinimin e aktiviteteve politike në kryeqytet.
