Braimllari njofton ‘divorcin’ nga Meta/ Reagimi i ashpër i PL: Sufllaqexhi ordiner, I korruptuar deri në fyt, ka..

Data

Pasi Endrit Braimllari shprehu gatishmërinë që në zgjedhjet e 11 majit të bashkohet me Partinë Socialiste, ka reaguar Partia e Lirisë, e cila e cilëson “sufllaqexhi” dhe ordiner që betohej për besnikëri ndaj Ilir Metës.

Me heret ne nje prononcim per Panorama Online, Endrit Braimllari deklaroi se preferonte te ishte pjese e Partise Socialiste per te dhene kontribut politik ne ndihme te qytetareve. ”

“Zgjedhjet e ardhshme parlamentare nëse do te krijohen hapësirat e nevojshme do të preferoja te kontribuoja ne nje force te majte si Partia Socialiste. Angazhimin ne këto vite ne politik e shoh si një mundësi për te mbështetur qytetaret”tha Braimllari 

Nderkoheq e po sot, zëdhënësja e Partisë se Lirisë, Jasmina Memelli ka bërë një reagim në rrjetin social Facebook, ku shkruan se Braimllari prej 1 viti e gjysëm nuk është më pjesë e asnjë strukture tone politike dhe as anëtar i Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

“I kapur peng për shkak të firmave dhe veprimeve të papërgjegjshme, të parregullta dhe të pamoralshme, dhe tanimë i korruptuar deri në fyt, ky “sufllaqexhi” ordiner nga “zëri i qytetarëve” është kthyer në “një kërmill lëpirës”, në pritje për t’u kthyer në një përfitues të rëndomtë të zhvatjes së taksave të qytetarëve, a thua se “Rilindjes” nuk i mjaftojnë “sufllaqexhinjtë” e saj.

Nga një “besnik i jashtëzakonshëm” i Ilir Metës, Endrit sufllaqja tanimë është konvertuar edhe në një diversionit të ndyrë të SPAK-ut dhe të regjimit, që në bashkëpunim me të tjerë, prej një viti ka punuar kundër Partisë së Lirisë, i keqpërdorur në ekstrem nga “Rilindja” dhe Altin Dumani, siç po e dëshmon edhe vetë me zë e figurë”, shkruan ajo.

Në përfundim shprehet se “Endriti e di shumë mirë që as në ëndrrat e tij më të bukura nuk e kishte parë të bëhej deputet dhe të kryesonte listën e këshilltarëve bashkiakë. Ndaj bën mirë të kthejë mandatin e të vazhdojë të lëpijë andej nga është nisur!”

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related