Aksident i rëndë në Gjorm të Lezhës/ Makina del nga rruga, tre të rinj përfundojnë te Trauma, dyshohet alkooli

Data

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar gjatë natës në fshatin Gjorm të Lezhës, ku tre të rinj kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti me të cilin po udhëtonin të rinjtë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesi, i cili mendohet se ka qenë nën efektin e alkoolit.

Si pasojë e përplasjes, tre pasagjerët kanë pësuar lëndime të shumta dhe janë dërguar fillimisht në spitalin më të afërt, për t’u transportuar më pas drejt Traumës për trajtim të specializuar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa po kryhen verifikime për nivelin e alkoolit në gjakun e drejtuesit të mjetit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related