Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, ka pezulluar nga detyra Ulian Shpatarakun, i cili ushtronte funksionin e asistentit në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit.
Vendimi për pezullimin është marrë për shkak të moszbatimit të dispozitave ligjore në përmbushjen e detyrave funksionale.
Sipas informacioneve, Shpataraku është duke ndjekur studimet master në Akademinë e Sigurisë, por dyshohet se nuk paraqitej rregullisht në vendin e punës duke përdorur si argument vijimin e studimeve.
Ndërkohë, sipas Policisë së Shtetit, ekziston një urdhër i qartë nga drejtori i përgjithshëm që studimet master duhet të ndiqen jashtë orarit zyrtar të punës. Mosrespektimi i këtij rregulli konsiderohet shkelje e detyrave dhe e disiplinës në punë.
