I arrestuar për ryshfet, GJKKO shpall fajtor ish-policin Gentjan Hoxhalli

Data

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtor ish-policin Gentjan Hoxhalli, i arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) për korrupsion.

Ai u gjykua për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal. Procesi u zhvillua me gjykim të shkurtuar.

GJKKO vendosi dënimin me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul me 1/3, duke u konvertuar në 2 vite burg. Gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vënien e tij në provë për 4 vite, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës.

Gjithashtu, Hoxhallit i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare. Gjykata urdhëroi shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg” dhe lirimin e tij të menjëhershëm, nëse nuk mbahet për një tjetër vepër penale.

Vendimi mund të ankimohet brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related