Abuzim me tendera milionëshe/ SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, përfundon seanca në Këshillin e Mandateve

Data

Këshilli i Mandateve u mblodh këtë të martë për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku. Pas disa orësh diskutime, prokurorët u larguan nga mbledhja, ndërsa anëtarët e Këshillit vijojnë shqyrtimin e çështjes me dyer të mbyllura.

Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme synon hapjen e rrugës për arrestimin e Ballukut, qoftë me burg, arrest shtëpie apo masa të tjera sigurie. Mbledhja vjen disa ditë pasi Komisioni Europian i kërkoi Kuvendit të trajtojë pa vonesa kërkesën e organit të akuzës.

Balluku është e pandehur për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë, ndërsa është nën hetim edhe për disa procedura të tjera prokurimi, përfshirë lote të ndryshme të Unazës së Madhe të Tiranës.

Sipas SPAK, ajo ka marrë cilësinë e personit nën hetim për shtatë procedura të tjera prokurimi publik, çka sipas prokurorisë e rëndon ndjeshëm pozitën e saj përballë drejtësisë. Vendimi i Këshillit të Mandateve pritet të përcaktojë nëse Kuvendi do t’i hapë rrugë arrestimit të saj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related