Letra/ Harris kërkon votën e shqiptarëve

Data

Teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, kandidatja demokrate për presidente Kamala Harris iu është drejtuar me një letër komunitetit shqiptar në Amerikë, ku kërkon votën e tyre, teksa vlerëson lidhjet mes dy vendeve.

“Shqiptarët në Amerikë kanë dhënë kontribute të çmuara për kombin tonë për gjenerata të tëra, duke treguar një angazhim të thellë ndaj familjes, komunitetit dhe përpjekjes për liri. Janë qindra mijëra shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara dhe qëndresa e komunitetit shqiptar amerikan vazhdon të na frymëzojë të gjithëve”, nis letrën e saj Harris.

Ajo vlerëson kontributin e vazhdueshëm të komunitetit shqiptaro-amerikan, ku sipas saj, prej punëtorëve, bizneseve të vogla, ata tashmë kanë arritur në profesione të ndryshme, në mjekësi, në drejtësi, e kudo në shërbime publike.

“Shqiptarët kanë kontribuar në mënyrë të thellë në strukturën e kombit tonë, duke pasuruar komunitetet me shpirtin e tyre sipërmarrës, vlerat e forta familjare dhe angazhimin e thellë ndaj edukimit dhe angazhimit qytetar. Nga pronarët e bizneseve të vogla deri te profesionistët në mjekësi, ligj dhe shërbimin publik, shqiptaro amerikanët kanë luajtur një rol kyç në zhvillimin e ekonomive lokale dhe forcimin e strukturës sociale të qyteteve dhe fshatrave në të gjithë vendin”.

Harris thekson partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë si një aleate e palëkundur e NATO-s dhe promovuese e stabilitetit në rajon.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related