“Kryehajduti gjen zgjidhjen”/ Berisha reagon pas udhëtimit të Ramës me helikopter drejt Korçës

Data

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, ka reaguar pas raportimeve se kryeministri Edi Rama është nisur me helikopter drejt Korçës për të marrë pjesë në një aktivitet zyrtar.

Berisha e lidhi këtë udhëtim me situatën e krijuar në akset rrugore të juglindjes, duke pretenduar se problematikat në infrastrukturë kanë izoluar zonën.

“Kryehajduti gjen zgjidhjen, pasi akset e juglindjes janë shembur, ai i hipën helikopterit për të shkuar në Korçë!”, shkroi Berisha në reagimin e tij publik.

Ai akuzoi qeverinë për keqmenaxhim dhe korrupsion në investimet infrastrukturore, duke theksuar se problemet në rrugë janë pasojë e abuzimeve me fondet publike.

Nga ana e qeverisë nuk ka pasur reagim zyrtar lidhur me deklaratat e kreut të opozitës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related