Protestat kundër resortit në Velipojë, banorët e Rrjollit takohen me Benet Becin: Do t’i drejtohemi Ambasadës së SHBA

Data

Banorët e zonës së Rrjollit janë pritur sot në një takim nga kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, pas protestave të zhvilluara kundër ndërtimit të resortit të kompanisë “Gener 2” në Velipojë. Ata pretendojnë se projekti prek tokat e tyre dhe se janë shkelur të drejtat pronësore.

Gjatë takimit, banorët thanë se kryebashkiaku u ka sqaruar se bashkia nuk ka kompetenca mbi territorin bregdetar dhe se vendimmarrja për lejen e ndërtimit nuk varet nga pushteti vendor. Beci u ka kërkuar banorëve që të paraqesin një kërkesë zyrtare me shkrim për të marrë informacionin e plotë mbi dokumentacionin e lejes së ndërtimit.

Pavarësisht takimit, banorët shprehen të zhgënjyer dhe thonë se kanë humbur shpresën te institucionet shtetërore. Ata paralajmërojnë se protestat do të vijojnë dhe se, nëse nuk ka zgjidhje, do t’i drejtohen Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe përfaqësive të Bashkimit Evropian.

Kjo shënon ditën e tetë radhazi të protestave të banorëve të Rrjollit kundër ndërtimit të resortit, të cilin ata e konsiderojnë të padrejtë dhe të paligjshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related