Ditë të vështira për të korruptuarit, Senatorja Shaheen i kërkon Senatit Amerikan të miratojë kandidaturën e…

Data

Të korruptuarit në Shqipëri duket se i presin ditë të vështira. Senatorja demokrate, Jeane Shaheen i kërkoi Senatit Amerikan që të mbështesë nominimin e David Kostelancik si Ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. “Për mbi 35 vjet, zoti Kostelancik ka shërbyer si diplomat karriere në shërbimin e Jashtëm dhe është i kualifikuar për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara në një kryeqytet aleat”, u shpreh senatorja demokrate. Ajo vuri në dukje se Kostelancik ka shërbyer edhe më parë në Shqipëri, ndërsa njeh edhe gjuhën shqipe. “Është e qartë se ne kemi një kandidat shumë të kualifikuar për të shërbyer si Ambasador në Shqipëri. Është kritike që të konfirmojnë një ambasador në atë vend dhe ta bëjmë pa vonesë”, u shpreh Shaheen. Në fillim të vitit, presidenti i SHBA Xho Bajden ripropozoi emrin e Dejvid Kostelançik si ambasador në Shqipëri, pasi disa ditë më parë Senati amerikan nuk e miratoi emërimin e tij për shkak të tejkalimit të afateve.

Fillimisht ai u emërua ambasador i Shteteve të Bashkuara në Tiranë nga Presidenti Bajden më 24 janar të vitit 2023 dhe nëse miratohet, do të zëvendësojë në detyrë ish-ambasadoren Juri Kim, që u largua pas përfundimit të mandatit. Në periudhën 1992- 1994 Kostelançik shërbeu si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë. Ai ka qenë dy herë në ambasadën amerikane në Moskë, në misionet e Shteteve të Bashkuara në OSBE dhe NATO, si edhe në Ankara të Turqisë. Ndërkohë kujtojmë se David J. Kostelancik, i emëruar nga Presidenti Biden për të shërbyer si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, teksa parashtroi para Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në senat prioritetet e punës së tij, zbuloi se lufta kundër korrupsionit, do jetë sfidë kryesore e tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related