Eurostat: Shqipëria e fundit për autostrada, miliona euro pa standarde

Data

Të dhënat më të fundit të Eurostat për vitin 2024 tregojnë se Shqipëria renditet ndër vendet me densitetin më të ulët të autostradave në Evropë, pavarësisht investimeve të konsiderueshme ndër vite.

Sipas raportit, Shqipëria ka më pak se 15 km autostrada për 1,000 km², duke mbetur shumë larg vendeve të zhvilluara si Gjermania, Holanda dhe Belgjika, ku densiteti kalon mbi 80 km për 1,000 km² në disa rajone.

Raporti thekson një diferencë të madhe mes Evropës Perëndimore, e cila ka rrjete të dendura dhe të integruara, dhe Ballkanit apo Evropës Lindore, ku infrastruktura mbetet më e fragmentuar. Edhe pse Shqipëria ka investuar në akse kryesore kombëtare gjatë dy dekadave të fundit, ajo nuk ka arritur të krijojë një rrjet autostradash me standarde të plota europiane.

Në periudhën 2014–2024, vende të tjera kanë shënuar zhvillime të konsiderueshme. Spanja kryeson me zgjerime të mëdha të rrjetit rrugor, ndërsa përparime të ndjeshme janë regjistruar edhe në Sllovakia, Turqia, Çekia, Italia dhe Bullgaria. Shqipëria nuk përmendet ndër vendet me zgjerim të ndjeshëm të autostradave në këtë dekadë.

Diferenca të ngjashme vërehen edhe në sektorë të tjerë të transportit. Në rrjetin hekurudhor dominojnë rajonet e Gjermanisë, ndërsa nivelet më të ulëta raportohen në disa zona të Greqia. Në transportin ujor të brendshëm, Holanda mbetet lider.

Pavarësisht shpenzimeve të mëdha për infrastrukturën rrugore, Shqipëria vazhdon të mbetet në fund të renditjes europiane, duke reflektuar ritëm të ngadaltë zhvillimi dhe mungesë standardesh në ndërtimin e autostradave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related