E rëndë/ Arrest kardiak në timon, ndërron jetë oficeri i Policisë në autostradën Tiranë–Durrës

Data

Një oficer i Policisë së Shtetit ka humbur jetën mesditën e sotme në autostradën Tiranë–Durrës, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa drejtonte automjetin e tij.

Viktima është identifikuar si Eduart Biba, 45 vjeç, me detyrë Shef i Seksionit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Sipas njoftimit zyrtar, ai ka humbur ndjenjat gjatë drejtimit të mjetit dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

“Në autostradën Tiranë–Durrës, shtetasi E. B., 45 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit dhe për pasojë ka humbur jetën”, bën me dije Policia e Shtetit.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje te kolegët dhe familjarët, ndërsa autoritetet po kryejnë procedurat e mëtejshme për dokumentimin e plotë të rastit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related