Zhduket 40-vjeçari në Skrapar, sendet personale gjenden pranë kanioneve

Data

Një 40-vjeçar nga Skrapari, i identifikuar si Ilir Kurti, rezulton i zhdukur prej më shumë se 24 orësh, duke shkaktuar shqetësim të madh tek familjarët dhe të afërmit e tij.

Sipas familjes, ai ka humbur kontaktet që prej mëngjesit të një dite më parë. Përpjekjet për ta kontaktuar kanë dështuar, ndërsa një mesazh me përmbajtje shqetësuese i dërguar vëllait të tij në Francë ka shtuar dyshimet për diçka të pazakontë.

Mbrëmjen e kaluar, shokët e 40-vjeçarit kanë gjetur motorin e tij të parkuar pranë kanioneve të Skraparit. Në afërsi të mjetit janë konstatuar disa sende personale, mes tyre një cigare dhe një shishe vere, të pira përgjysmë.

Familja i ka bërë apel policisë për intensifikimin e kërkimeve, ndërsa u kërkon edhe qytetarëve që mund të kenë informacion mbi vendndodhjen e tij të njoftojnë menjëherë autoritetet.

Ilir Kurti është i divorcuar dhe baba i një fëmije. Ai jetonte me nënën e tij në Skrapar. Ndërkohë, kërkimet në zonën e kanioneve vijojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related