Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Bulqizë, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën në ambientet e një minierë kromi.
Sipas informacioneve paraprake, viktima Bashkim Keta, i punësuar si roje në këtë minierë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë kohës që ndodhej në vendin e punës. Si pasojë, ai ka rënë në stogun e kromit, ku është gjetur pa shenja jete.
Autoritetet kanë nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa trupi i viktimës pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve për të konfirmuar shkakun e saktë të vdekjes.
