Mashtronin qytetarët me blerje apartamentesh, arrestohet çifti i agjentëve imobiliarë në Tiranë

Data

Një çift agjentësh imobiliarë ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se ka mashtruar qytetarë duke u premtuar blerjen e apartamenteve, ndërsa përvetësonte shuma të mëdha parash.

Sipas hetimeve, shtetasit Elvis Ramca, 39 vjeç, dhe Veriana Ziu, 34 vjeçe, bashkëjetues, u merrnin qytetarëve para me pretendimin se do t’u blinin apartamente. Pas përvetësimit të shumave, ata falsifikonin mandate banke për t’i bindur viktimat se paratë ishin depozituar.

Dokumentet e falsifikuara u paraqiteshin gjithashtu edhe shoqërive të ndërtimit, me qëllim mashtrimin e tyre për të lidhur kontrata fiktive për shitblerje apartamentesh.

Operacioni policor, i koduar “Agjentët e rremë”, u finalizua pas kallëzimeve të disa qytetarëve dhe u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe shërbimet “Shqiponja”.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related