Aeroporti i Edinburgut, më i ngarkuari në Skoci, pezulloi sot të gjitha fluturimet pas një problemi të rëndë teknik në sistemin e informacionit të kontrollit të trafikut ajror.
Sipas njoftimit zyrtar, ekipet teknike po punojnë me urgjencë për të zgjidhur defektin sa më shpejt që të jetë e mundur, ndërsa pasagjerëve u kërkohet të kontaktojnë linjat ajrore për informacionet më të fundit mbi statusin e fluturimeve.
Ky pezullim ka prekur qindra pasagjerë, pasi aeroporti bashkëpunon me rreth 40 linja ajrore dhe është një nyje kryesore e fluturimeve në Mbretërinë e Bashkuar.
Vitit të kaluar, aeroportin e përdorën më shumë se 15.7 milionë udhëtarë, duke e renditur si të gjashtin më të ngarkuarin në Britani.
Pritet njoftim i mëtejshëm nga autoritetet mbi normalizimin e situatës.
