Rindërtimi i Tregut Industrial/ Tregtarët e Vlorës mbeten pa punë, rikthehen në protestë

Data

Tregtarët e Tregut Industrial në Vlorë kanë dalë sërish në protestë, duke kundërshtuar vendimin e Bashkisë së Vlorës për zhvendosjen e tyre nga zona aktuale, në kuadër të projektit për rindërtimin e tregut.

Gjatë ditës së sotme, para pjesëmarrjes në një aktivitet të planifikuar, ministrja Elisa Spiropali është takuar me tregtarët protestues. Ajo është shprehur se nuk ishte plotësisht e informuar mbi situatën dhe ka premtuar se do të komunikojë me kryetaren e bashkisë dhe me anëtarët e Këshillit Bashkiak për t’u njohur më nga afër me shqetësimet e tyre.

“Do të flas me kryetaren dhe me anëtarët e këshillit bashkiak që të njihem më konkretisht me problemin tuaj”, mësohet t’u ketë thënë ajo tregtarëve.

Protestat kanë nisur prej ditësh përpara bashkisë, fillimisht për shkak se nuk ishte përcaktuar asnjë zonë alternative për ushtrimin e aktivitetit tregtar. Ndërsa tani, tregtarët kundërshtojnë edhe zgjidhjen e ofruar nga bashkia.

Një ditë më parë, Bashkia e Vlorës miratoi ngritjen e dy tregjeve të përkohshme: një për fruta-perime në lagjen “24 Maji” dhe një tjetër për mallra të ndryshme në zonën industriale të Çoles. Kjo alternativë është refuzuar nga tregtarët, të cilët kërkojnë zhvendosje në zona pranë qytetit.

Sipas tyre, largimi nga zona urbane do t’i çojë drejt falimentimit, pasi do të humbasin klientët dhe do të përballen me vështirësi serioze ekonomike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related