Antidroga operacion në Tiranë, një i arrestuar, sekuestrohet 1 kg kokainë

Data

Një operacion i Sektorit të Antidrogës në Tiranë ka përfunduar me arrestimin e një personi dhe sekuestrimin e mbi 1 kilogrami kokainë.

I arrestuari është Ervin Kaftiraj, i cili u prangos në ambientet e një restoranti në periferi të kryeqytetit. Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, pas një periudhe disa mujore përgjimesh dhe ndjekjeje.

Sipas burimeve policore, Kaftiraj njihet edhe për aktivitet në fushën e makinave luksoze me qira dhe mjeteve retro. Pas arrestimit, hetimet janë zgjeruar për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related