Rezoluta e PE-së për Reformën Zgjedhore, Bardhi: Po na thonë mos u tallni! Theksohet nevoja për gjithëpërfshirje dhe përfaqësim të vërtetë të opozitës Jan 24, 2024 | 14:45

Data

Deputeti Gazment Bardhi, ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së deputetëve të opozitës në Kryesi, ku u ndal tek rezoluta e PE-së për Reformën Zgjedhore.

bardhi

Bardhi u shpreh se në raport theksohet nevoja për gjithë përfshirje dhe përfaqësim të vërtetë të opozitës.

Ndër të tjera ai u ndal edhe tek mbledhja e komisionit të Reformës Zgjedhore të caktuar për t’u mbajtur të premten (26 janar) të cilën Bardhi e konsideroi si një “farsë nga ata që bllokuan komisionin për 22 muaj me radhë dhe i mundësuan Edi Ramës zgjedhjet e 14 majit”

Bardhi: Duke mbajtur në konsideratë misionin e OSBE, ku theksohet nevoja për reformën zgjedhore dhe priritetet që përfshijnë, eliminimin e shitblerjes së votes, intimidimin e administratës dhe votuesve. Theksohet nevoja për një gjithëpërfshirje dhe një përfaqësim të vërtetë të opozitës. Tradita është që opozita dhe mazhoranca nuk duhet të kenë vetëm numër të barabartë por vullneti i njërës palë nuk duhet t’i vendoset një pale tjetër.

Kjo është edhe kërkesa e deputetëve të opozitës. Vijimi i farcës duke ripërsëritur korporatat e 2020, të një reforme të njëanshme zgjedhore që është paralajmëruar për të premten, nuk është gje tjetër veçse një fasade e atyre që për 22 muaj e bllokuan dhe i mundësuan Edi Rames zgjedhjet e 14 majit, që OSBE/ODIHR, i ka cilësuar si dhunim flagrant i zgjedhjeve në Shqipëri. Mos u tallni është thelbi i deklaratës, por vendosni në axhendë atë që është problematike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related