Tragjedi që trondit Italinë/ Shqiptari shtypet për vdekje para kolegëve, mjekët u përpoqën ta ringjallnin, por pa sukses

Data

Një aksident i rëndë në punë i ka marrë jetën një shtetasi shqiptar në Itali. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, më 9 janar, rreth orës 16:30, në provincën e Padovës.

Viktima është një 59-vjeçar shqiptar, Zevxhet Halili, banues në Sant’Elena. Ai ishte punonjës i një kompanie shërbimesh mjedisore dhe po kryente punime mirëmbajtjeje, kur u shtyp brenda një makinerie presimi për mbetje.

Aksidenti ndodhi para syve të kolegëve, të cilët menjëherë ngritën alarmin. Në vendngjarje mbërritën shpejt ekipet e urgjencës mjekësore, të cilat u përpoqën për disa minuta ta rikthenin në jetë 59-vjeçarin, por përpjekjet rezultuan të pasuksesshme. Ai ndërroi jetë në vend.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit. Autoritetet po hetojnë nëse ngjarja ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik, një problemi shëndetësor të papritur apo mungesës së masave të sigurisë në punë.

Zona u rrethua për hetime, ndërsa trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme. Prokuroria ka nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.

Ky është aksidenti i dytë fatal në punë në këtë provincë që nga fillimi i vitit, duke rritur shqetësimet për sigurinë e punëtorëve, veçanërisht në sektorët industrialë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related