“Çfarë fshihet pas ndryshimit drastik?” – Ekspertja zbërthen gjendjen e Ilir Meta: Presioni psikologjik dhe mungesa e diellit faktorët kryesorë

Data

Pamjet e fundit të ish-presidentit Ilir Meta nga seanca gjyqësore kanë ngjallur reagime të shumta në publik, për shkak të ndryshimit të dukshëm në pamjen e tij fizike.

Zverdhja në fytyrë dhe dobësimi i theksuar kanë shtuar pikëpyetjet mbi gjendjen e tij shëndetësore gjatë qëndrimit në paraburgim. Lidhur me këtë, ekspertja e bio-kozmetikës Anxhela Panxhi ka dhënë një analizë mbi faktorët që mund të kenë ndikuar në këtë transformim.

Sipas saj, ndryshimi nuk lidhet domosdoshmërisht me ushqyerjen, por kryesisht me gjendjen psikologjike dhe kushtet e jetesës. Ajo thekson se mungesa e ekspozimit ndaj diellit dhe presioni emocional janë ndër faktorët më të fortë që ndikojnë në pamjen e jashtme të një individi.

“Presioni psikologjik është elementi kryesor. Kur një person përballet me kushte të pazakonta për të, ndikimi reflektohet menjëherë në pamje,” u shpreh ekspertja.

Panxhi shtoi se edhe mosha dhe stresi i akumuluar mund të kenë luajtur rol në përkeqësimin e gjendjes, duke mos përjashtuar mundësinë që probleme të mëparshme shëndetësore të jenë përkeqësuar.

Ndryshimi i shpejtë fizik i Metës ka sjellë jo vetëm diskutime, por edhe reagime emocionale nga qytetarët, të cilët kanë shfaqur empati pavarësisht bindjeve politike.

Sipas ekspertes, këto reagime janë të natyrshme, pasi një transformim i tillë në një periudhë të shkurtër kohore është i vështirë të kalojë pa u vënë re dhe pa nxitur shqetësim publik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related