“Apel shoferëve”/ Aksi Librazhd–Prrenjas zhbllokohet pas rreth 8 orësh, policia: Qarkullimi i lirë në të dy kahët

Data

Pas rreth tetë orësh bllokim, aksi rrugor Librazhd–Qafë Thanë, në zonën e njohur si Dragostunjë, është zhbllokuar dhe qarkullimi i automjeteve ka rifilluar normalisht në të dy drejtimet.

Policia ka bërë me dije se rruga është tashmë e hapur dhe se lëvizja e mjeteve po vijon pa pengesa. Shërbimet e Policisë Rrugore, patrullat e përgjithshme dhe forcat “Shqiponja” ndodhen në të gjithë gjatësinë e aksit për të monitoruar qarkullimin dhe për të garantuar sigurinë e përdoruesve të rrugës.

Për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve pas zhbllokimit, Policia Rrugore e Elbasanit u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë radhën e lëvizjes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Autoritetet kujtojnë se, në rast nevoje apo për të denoncuar shkelje që mund të sjellin ngadalësim ose bllokim të qarkullimit, qytetarët mund të kontaktojnë shërbimet e Policisë përmes numrit emergjent 112.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related