Horror në ajër, rrufeja godet avionin në fluturim

Data

Një situatë e frikshme është regjistruar gjatë fluturimit të ekipit izraelit të basketbollit Makabi, i cili po kthehej nga Madridi pas humbjes ndaj skuadrës vendase me rezultatin 98–86, në kuadër të raundit të 21-të të Euroligës.

Sipas mediave izraelite, rreth 20 minuta para uljes, teksa avioni ndodhej mbi det, ai u godit nga rrufeja. Goditja ndriçoi papritur kabinën dhe u shoqërua me një zhurmë të fortë, duke shkaktuar panik te pasagjerët dhe stafi i ekipit.

Piloti reagoi menjëherë, duke u përpjekur të qetësonte udhëtarët dhe duke sqaruar se avionët janë të ndërtuar për t’i përballuar goditjet nga rrufetë. Pavarësisht kësaj, tensioni në bord mbeti i lartë për disa minuta.

Një reagim i veçantë erdhi nga tifozët e Makabit që udhëtonin me ekipin, të cilët nisën të këndonin dhe të brohorisnin për të ulur frikën dhe për të krijuar një atmosferë më të qetë në avion.

Basketbollisti i ri Oren Sahar tregoi më pas se avioni nisi të dridhej dhe kabina u mbush me dritë, duke e bërë momentin tejet stresues për të gjithë. Sipas tij, frika ishte e madhe, por fatmirësisht avioni u ul pa probleme dhe të gjithë mbërritën shëndoshë e mirë.

Ngjarja përfundoi pa pasoja, por mbetet një përvojë e frikshme për lojtarët dhe pasagjerët që ndodheshin në bord.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related