Dosja “Bankers”, GJKKO shtyn hetimet: SPAK kërkon më shumë kohë për zbardhjen e çështjes

Data

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për zgjatjen me tre muaj të afateve hetimore për dosjen e njohur si “Bankers”, duke i dhënë më shumë kohë organit të akuzës për kryerjen e veprimeve shtesë hetimore.

Sipas prokurorisë, shtyrja e afateve është e domosdoshme për shkak të kompleksitetit të çështjes dhe nevojës për të analizuar në thellësi të dhëna financiare dhe tatimore që shtrihen në një periudhë të gjatë kohore.

Aktualisht, i vetmi person që ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg” është drejtuesi ekzekutiv kinez i kompanisë, ndërsa të pandehurit e tjerë janë nën masa më të lehta sigurie, si arresti në shtëpi.

Hetimet lidhen me dyshime për deklarime të rreme tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare për periudhën 2004–2024, çka dyshohet se ka sjellë një dëm të konsiderueshëm për buxhetin e shtetit.

Sipas të dhënave hetimore, kompania ka realizuar shitje dhe eksporte nafte me vlerë qindra miliarda lekë, por ndërkohë ka deklaruar humbje për çdo vit, duke shmangur pagesën e tatimit mbi fitimin dhe duke përfituar rimbursime të dyshuara të TVSH-së.

Ndërkohë, aktiviteti i kompanisë është bllokuar nga autoritetet doganore për shkak të një gjobe të madhe financiare të vendosur vite më parë, e cila ende nuk është shlyer. Hetimet pritet të vijojnë intensivisht në muajt e ardhshëm për të përcaktuar përgjegjësitë penale dhe financiare në këtë çështje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related