Rama: Receta mjekësore në format unik ka hyrë në fuqi që nga 1 gushti

Data

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se prej datës 1 gusht ka hyrë në fuqi receta mjekësore në formatin unik, e cila tashmë po aplikohet në të gjithë territorin e vendit.

Sipas Kryeministrit, kjo masë përfaqëson një hap përpara në përmirësimin e shërbimit shëndetësor, duke sjellë, më shumë siguri për pacientët, më pak burokraci për mjekët dhe farmacistët dhe trajtim dhe ndjekje më të saktë për të sëmurët.

“Me zërin e farmacistëve që çdo ditë janë në shërbim të qytetarëve, vjen dëshmia për një tjetër hap përpara në përmirësimin e shërbimit shëndetësor: Që nga 1 gushti, receta mjekësore në formatin unik po zbatohet në të gjithë vendin. Më shumë siguri për pacientët. Më pak burokraci për mjekët dhe farmacistët. Trajtim dhe ndjekje më e saktë”, ka shkruar kryeministri Edi Rama krahas videos.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related