Berisha ngatërron emrat në Kuvend gjatë debatit për protestën

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është bërë pjesë e një momenti konfuz në Kuvend teksa po fliste për hetimet lidhur me organizimin e protestës së fundit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ngatërroi emrat e Belind Këlliçit dhe Belinda Ballukut, duke deklaruar fillimisht: “Akuzuan Belind Ballukun…”, ndërsa më pas korrigjoi duke përmendur Belind Këlliçin.

“Akuzuan Belind Ballukun, akuzuan Belind Këlliçin se organizoi kryengritjen… Atë s’e akuzoni dot, se ajo ju bën petë juve, kur ngrihet ajo dhe më nxjerr rregulloren për një fjalë që unë përdora…”, u shpreh Berisha.

Deklarata u bë në mes të tensioneve të forta në sallën e Kuvendit, ku debati u përqendrua te përgjegjësitë për protestën dhe hetimet e nisura nga organet e drejtësisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related