Rama sulm0n gjyqtarin për vendimin e bazuar mbi aktet e qeverisë së tij

Data

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë më 1 gusht, duke e renditur atë në të ashtuquajturën ‘llogore të antiligjit”.

I targetuari ishte gjyqtari i Gjykatës Administrative, H. B., dhe arsyeja lidhej me një vendim për sigurim padie me qëllim mostjetërsimin e një godine të konfiskuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes në rrugë gjyqësore.

“Kemi bërë konfiskime dhe do të vazhdojmë të bëjmë, pavarësisht se rrugës na del edhe ndonjë gjykatës i pacipë, krejtësisht i pacipë që merr masë sigurie për një pallat të ndërtuar pa leje…,” shkroi Rama, ndërsa u bëri gjyqin edhe institucioneve të qeverisjes së gjyqësorit që nuk vepronin ndaj “abuzimeve ulëritëse” të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Konflikti gjyqësor që irritoi kryeministrin Edi Rama e ka zanafillën te një vendim i vitit 2022 i qeverisë së tij për konfiskimin e pallateve pa leje për interes publik. Megjithatë, aksioni i sekuestrimeve u kthye muaj më vonë në një procedurë legalizimi, që u mundësoi shumicës së ndërtuesve që kishin shkelur lejet në qendër të Tiranës të parablinin shtesat pa leje me çmime 10 herë më lirë se vlera e tregut dhe të përfitonin qindra mijëra euro përjashtime nga taksat dhe tarifat.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related