Shembet segmenti i Automotoparkut në Elbasan, Çapja: Projekte fasadë me miliona euro

Data

Një segment i rrugës së Automotoparkut në Elbasan është dëmtuar rëndë, duke nxitur reagimin e deputetes së Partisë Demokratike, Klodiana Çapja.

Në një deklaratë publike, Çapja e cilësoi situatën si një skandal serioz, duke theksuar se për Automotoparkun janë investuar qindra miliona euro. Sipas saj, dëmtimi i segmentit nuk është amortizim normal, por tregues i punimeve pa standarde, mungesës së kontrollit dhe keqpërdorimit të fondeve publike.

Deputetja kërkoi auditim të menjëhershëm teknik dhe financiar, si dhe transparencë të plotë mbi kontratat dhe përgjegjësit për realizimin e projektit.

“Qytetarët nuk meritojnë projekte fasadë që shemben pa u inauguruar siç duhet”, u shpreh Çapja, duke kërkuar mbajtje përgjegjësie për çdo institucion apo subjekt të përfshirë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related