Dështuan negociatat! Aleanca e Maqedonasve largohet nga koalicioni i Berishës

Data

Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) ka njoftuar dorëheqjen nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërine Madhështore”, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025.

Në një letër drejtuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ky subjekt politik kërkon çregjistrimin e partisë nga ky koalicion.

“Dështuam në negociata, i kërkova një vend në listën e hapur të Korçës, refuzuan. Edhe në qarqe të tjera nuk na dhanë vende. Pra koalicion, por sna dhanë asnjë vend në listë.”– tha Vasil Sterjovski.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related