Nga ndihma për ardhjen në pushtet te akuzat për grusht shteti, ja kush ishte Fetullah Gylen, armiku i Erdogan

Data

Predikuesi mysliman turk Fethullah Gylen, për të cilin Ankaraja pretendon se qëndron pas një grushti të dështuar në vitin 2016, ka ndërruar jetë në Pensilvani, Shtetet e Bashkuara, ku ai jetonte, raportojnë mediat turke. Ai ishte 83 vjeç.

Ai ndërtoi një lëvizje të fortë islamike në Turqi dhe më gjerë, por i kaloi vitet e fundit të jetës së tij duke u përballur me akuzat se organizoi një përpjekje për grusht shteti kundër liderit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Gyleni e mohoi këtë, edhe pse Erdogan e drejtoi menjëherë gishtin drejt tij.

Më 15 korrik 2016, Turqia përjetoi tentativën më vdekjeprurëse për grusht shteti ushtarak, kur një fraksion i ushtrisë turke nisi një përpjekje të koordinuar për të rrëzuar administratën e presidentit Erdogan.

Tanket dolën në rrugët e Stambollit në mbrëmjen e 15 korrikut, ushtarët sulmuan selinë e partisë në pushtet AKP, ndërsa avionët luftarakë bombarduan ndërtesën e parlamentit në Ankara.

Ndërsa lajmet për grushtin e shtetit u përhapën, mijëra turq dolën në rrugë megjithë sulmet nga forcat pro grushtit të shtetit, ndërsa ushtarët dhe policët besnikë ndaj shtetit u rezistuan mbështetësve të grushtit të shtetit.

Të paktën 251 persona u vranë, më shumë se 2200 u plagosën, kështu që grushti i shtetit u parandalua disa orë më vonë, kujton Al Jazeera.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related