Justin Trudeau bëri një dalje epike nga Parlamenti pas 12 vitesh në krye të Partisë Liberale të Kanadasë.
Teksa doli nga Dhoma e Komunave të hënën, pas zgjedhjes së pasardhësit të tij një ditë më parë, kryeministri në largim i Kanadasë mori karrigen e tij të Parlamentit, e mbajti me vete dhe nxori gjuhën jashtë në një moment që nuk u shpëtoi fotografëve.
Largimi i Trudeau erdhi pas fjalimit të tij emocional të lamtumirës në një ngjarje të lidershipit liberal të dielën, kur ekonomisti Mark Carney u zgjodh për ta pasuar atë.
Trudeau, 53 vjeç, u përlot ndërsa paralajmëroi kanadezët për “sfidën ekzistenciale” që Shtetet e Bashkuara po u shkaktojnë atyre.

