“Perlat” në Parlament, deputetët i kërkojnë drejtuesit të SPAK të hetojë mediat se po bashkëpunojnë me…

Data

Kreu i SPAK-ut ka qenë ditën e hënë në Kuvend ku për 4 orë ai i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Ajo që ra në sy ishte se përveç pyetjeve për dosjet “përvëluese”, doli në pah edhe niveli  i deputetëve të listave që kanë një nivel të ulët mediokër arsimimi. Politikanët i kërkuan drejtuesit të SPAK të hetojë mediat po bashkëpunojnë me shërbimet e huaja për të sabotuar turizmin shqiptar dhe pse autostrada e re nuk ka dalje për në Krujë. Si mund të akuzojnë mediat se po dezinformojnë ndryshe nga realiteti, ku qëllimi i medias është transparenca dhe denoncimi. Këtë lajthitje që doli nga ligjëvënësit që paguhen me taksat tona, e ka evidentuar edhe Ylli Manjani

“Dy deputetë në Parlament i kërkuan drejtuesit të SPAK: I pari, A po heton Spak grupin “armiqsor me agjenturë të huaj” të rrjeteve sociale që thonë se plazhet janë bosh?! E dyta, A keni filluar hetimet përse në autostradën e re nuk ka exit për në Krujë?! Të dy pyetjet erdhën pas një lumi me lavdërime të tipit, “si lum partia që u ka”… Ejjj janë deputetë ore, jo  kryetarë të frontit demokratik komunist në lagjet periferike… Ua, ua, uaaaa.  E pabesueshme, çfarë niveli! Çmenduri kolektive.  Zaten edhe ai hallexhiu që u vetëhelmua te dera e SPAK, këto hajvanë deputetë ka dëgjuar.  Janë të bindur se SPAK shëron edhe kancerin.

E prezantojnë SPAK si “mjek popullor” që heq magjitë. Prokurorin i SPAK e imagjinojnë me tas alumini në kokë ose me llambë vajguri në dorë që u zgjidhen të gjitha hallet njerëzve… Biles Altin Dumani shpërndan edhe hajmali aty brenda… Bahhh!”, shkruan Ylli Manjani.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related