PD ndez motorët për 24 janarin – Bozdo mbledh Beratin për protestën

Data

Kryesia e Degës së Partisë Demokratike në Berat është mbledhur sot në një takim koordinues nën drejtimin e Eno Bozdo, në prag të protestës kombëtare të 24 janarit.

Gjatë takimit u përcaktuan drejtimet organizative, u diskutua mobilizimi i strukturave lokale dhe u bashkërenduan veprimet për një pjesëmarrje sa më të gjerë qytetare. Fokusi ishte te angazhimi maksimal i anëtarësisë dhe koordinimi në terren për ditën e protestës.

Bozdo theksoi rëndësinë e organizimit dhe unitetit, duke e cilësuar 24 janarin si një moment kyç për aksionin opozitar dhe reagimin qytetar ndaj zhvillimeve të fundit politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related